Karim Adeyemi ka hasur vështirësi të ruajë nivelin që shfaqi në fillim të sezonit, duke pësuar rënie të dukshme në muajt e fundit, duke menduar largimin. Sipas “Bild”, Borussia Dortmund vlerëson kartonin e tij në të paktën 60 milionë euro.
Situata e sulmuesit po ndiqet nga disa klube të mëdha europiane, por Liverpool konsiderohet më i interesuari. Klubi anglez raportohet se po përgatit një ofertë fillestare për futbollistin gjerman.
Megjithatë, shuma e përfolur prej rreth 20 milionë eurosh nuk shihet si bindëse për Dortmund. Burime pranë klubit gjerman e përshkruajnë lëvizjen e Liverpool si manovër taktike dhe jo ofertë serioze.
Ndërkohë që vlen të theksohet, se vendimi i Adeyemit për t’u larguar, ka ardhur nga partnerja e tij, këngëtarja shqiptare, Loredana. Kjo e fundit ka kërkuar që të jetë në një qytet më të madh dhe “fancy” sesa Dortmund.

