Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Para 13 vitesh "ndëshkonte" Shqipërinë, vdekja e vëllait i mbyll karrierën sllovenit

Shkruar nga NEWSPORT
Para 13 vitesh "ndëshkonte" Shqipërinë, vdekja e
Kevin Kampl

Mesfushori slloven Kevin Kampl, i cili luan për ekipin e Leipzig ka kërkuar të ndërpresë kontratën e tij. Vendimi i 35-vjeçarit erdhi pas ngjarjes tronditëse në familjen e tij, ku ai u përball me humbjen e të vëllait në tetor, por edhe gjendja shëndetësore e babait të tij.

Në rrethana të tilla mesfushori po kalon një kohë shumë të rënduar psikologjike, e cila është kuptuar edhe nga klubi gjerman. Kjo pasi këta të fundit kan pranuar kërkesën e lojtarit, ndërsa kontrata do të ndërpritet në 31 janar të këtij viti.

Nga ana tjetër ka zëra që për mesfushorin, klubi do të realizojë edhe një moment të veçantë, për to thënë dhënë dhe  lamtumirën nga karriera e futbollit. Moment kjo e cila pritet të ndodhë në ndeshjen e 17 janarit, ku Leipzig do të luajë kundër Bayern Munich.

Rikujtojmë se mesfushori Kampl ka qenë një debutues kryesor për kombëtaren e tij Sllovene në kualifikueset e Botërorit 2014, pasi shënoi golin e triumfit në përballjen me kombëtaren shqiptare. 

 

Poll

Lexo gjithashtu