
Mats Hummels & Niklas Sule
Takimi miqësor dje mes Borussia Dortmundit dhe Juventusit ka shkuar si mos më keq për ekipin gjerman. Verdhezinjtë janë në emergjencë në repartin e mbrojtjes pas dëmtimit të Niklas Sule.
Siç raporton “BILD”, qendërmbrojtësi 29-vjeçar do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 12 javë, ndryshe për 3 muaj. Thuhet se gjermani ka këputur muskulin e pulpës së këmbës që dëmtoi edhe vitin e kaluar.
Sule u fut në fushën e lojës për të zëvendësuar Mats Hummels në minutën e 19-të të takimit. Por pa përfunduar pjesa e parë e miqësores, mbrojtësi 29-vjeçar u zëvendësua në minutën e 46-të nga Yan Couto.
Poll