
Felipe Loyola
Bayern Munich po mendon që tani për merkaton e verës, ku priten shumë largime, por edhe afrime. Një nga repartet që bavarezët kërkojnë të ndryshojnë, është mesfusha.
Klubi gjerman ka nisur nga puna për një mesfushor të ri, teksa ka hedhur sytë nga Argjentina. Është futbollisti i ekipit të Independiente, Felipe Loyola që ka fituar interesin e Bayern Munich.
Këta të fundit janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit kilian. Loyola mund të jetë një okazion për bavarezët, pasi mund të luajë si mesfushor, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ndërkohë këtë sezon, mesfushori ka marrë pjesë në 19 ndeshje, duke shënuar 4 gola e asistuar në 3 të tjerë.
Poll