Finsik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu
Pas suksesit që Hoffenhiem “korri” kundër Augsburgut, e cila u finalizua me rezulatin 3-0. Klubi i Bundesligës ka bërë një postim të veçantë për 4 yjet shqiptarë.
Në postimin e bërë në “Instagram”, faqja zyrtare e klubit gjerman, ka përzgjedhur një foto në të cilën është sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Elvis Rexhbeçaj. Ndërsa postimi është shoqëruar edhe me një shkrim, ku Kosova është cilësuar si “KosoWOW”.
Postimi i klubit gjerman
Gjatë shkrimit përmenden edhe mbrojtësi Albian Hajdarin e mesfushori defensiv Leon Avdullahu.
Rikujtojmë se Hoffenheim fitoi 3-0 kundër Augsburgut, me Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin që luajtën si titullar, ndërsa Rexhbeçaj hyri në fushë në minutën e 46-të.
Poll
