Dayot Upamecano ende nuk ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich për zgjatjen e kontratës. Në fakt është klubi anglez që kërkon të mbajë mbrojtësin në ekip edhe për disa sezone të tjera, por mes palëve nuk është arritur ende asgjë.
27 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe në merkaton e verës francezi mund të largohet me parametra zero. për Bayern Munich është një element i rëndësishëm, por tashmë duke parë këtë situatë, janë 3 skuadra angleze që po shikojnë me imtësi këtë “pistë”.
Sipas “TBR Football” bëhet me dije se Chelsea, Liverpool dhe Manchester City kanë filluar të përshpejtojnë kontaktet për të siguruar nënshkrimin e francezit. Të gjitha këto klube e shohin Upamecanon si një përforcim ideal për të forcuar mbrojtjen për sezonet e ardhshme.
