
Sot në darkë luhet kryesfida e kësaj jave në Serie A, Fiorentina-Milan. Kjo është një përballje midis dy prej skuadrave me më emër në kampionat.
Milani vjen në këtë sfidë nga humbja përballë Bayer Leverkusen. Megjithatë kjo nuk e shqetëson trajnerin Fonseca, i cili është prenoncuar se loja e Milanit ka ardhur në rritje takim pas takimi.
Kujtojmë se një fitore Milanin do t’a katapultonte në vendin e dytë me po aq pikë sa Interi. Milani ndryshe nga Europa ku numëron 2 humbje, në kampionat vjenb nga 2 takime të fituara dhe kërkon të mbajë ecurinë e mirë të ndërtuar qysh prej derbit.
Fiorentina është një ekip që po ngrihet dhe palladino di se si t’i marrë më të mirën lojtarëve mesatarë si tek Monza. “Violat” vijnë në këtë ballafaqim pas një fiotreje në shtëpi në përballje europiane dhe do të kërkojnë fitoren e dytë rresht në “kështjellën” e tyre.
Pritet për t’u parë si do të shkojë sfida mes dy rivalëve në “Artemio Franchi” që ndërkohë që luhet po i nënshtroohet një rikonstruksioni të imtësishëm.