
Erik ten Hag
Erik ten Hag u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayer Leverkusen së fundmi. Vetëm pas 62 ditësh pune, tekniku holandez nuk ia doli që të fitonte besimin e drejtuesve, duke u shkarkuar nga detyra.
Ndërkohë që “BILD”, zbulon një prapaskena të bujshme dhe të papritur. Sipas medias së njohur gjermane, drejtuesit e Leverkusen i kanë komunikuar trajnerit holandez një “deklaratë” të fortë.
“Trajneri më i keq në 20 vitet e fundit”, kështu është konsideruar Ten Hag nga drejtuesit e klubit gjerman. Madje, aludohet se kjo gjë i është thënë edhe vetë 55-vjeçarit, i cili tashmë është pa ekip.
Poll