
Antonio Rudiger & Jonathan Tah
Jonathan Tah e ka të sigurt largimin nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit aktual. Një nga pikat kyçe të “aspirinave”, do t’u japë lamtumirën, teksa ka nisur kërkimin për aventurën e re.
Bayern Munich ka kohë që ka shfaqur interes, madje përflitet edhe për ofertë zyrtare. Megjithatë, Barcelona është aty dhe së fundmi ka kaluar në “pole position”. Shkak është bërë trajneri i katalanasve, gjermani Hansi Flick.
Ky i fundit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në transferimin e 29-vjeçarit në LaLiga. Kujtojmë që këtë sezon, Tah ka zhvilluar 45 ndeshje, teksa ka shënuar 3 gola e asistuar në një tjetër.
Poll