
Manuel Neuer
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka shprehur interes për një lëvizje të ardhshme në kampionatin e SHBA, Major League Soccer. Ndërsa Neuer i afrohet fundit të karrierës së tij të lavdishme, ai ka shprehur interes për të përjetuar skenën e futbollit amerikan.
Kjo lëvizje e mundshme do të ndiqte një trend të yjeve europianë që kalojnë në MLS apo Arabi, një trend që nisi me dy ikonat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Gardiani 38-vjeçar sapo ka mbyllur aventurën e tij me Gjermaninë në Euro 2024 ku u eliminua në fazën çerekfinale nga Spanja. Neuer ka edhe një vit kontratë me bavarezët e cila nuk pritet të rinovohet më tej duke mbyllur një epokë të artë e të lavdishme me Bayern Munchen.
Poll