
Natën midis të shtunës dhe të dielës, gjatë një mbrëmjeje festimesh për ekipin, Sane, siç u zbulua nga “Sky” i habiti drejtuesit e Bayernit duke komunikuar personalisht se që nga ai moment do të mbështetej në konsulencën e Pini Zahavi. Një kthesë e papritur ngjarjesh që ndryshon rrënjësisht “kartat” në tavolinë në negociatat kontraktuale.
Çfarë ndryshon tani? Sipas kolegëve të tij gjermanë, Sane e ndryshoi agjentin e tij sepse ishte i pakënaqur me marrëveshjen e negociuar deri më tani me Bayernin, duke parë gjithashtu rinovimet e mëdha të garantuara për Alphonso Davies dhe Jamal Musiala.
Ish-lojtari i Manchester City dëshiron të vazhdojë të luajë me bavarezët, por jo me kushte më të ulëta, nëse oferta financiare është e përshtatshme, nuk do të ketë pengesa për një marrëveshje. Nëse jo, 29-vjeçari tani po e konsideron seriozisht një largim.