
Daniel Van Buyten
Dita e sotme është mjaft e veçantë për ish-mbrojtësin e njohur, Daniel Van Buyten. Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij të 47-të, teksa urimet e shumta nuk kanë munguar, sigurisht edhe nga Bayern Munich.
Klubi në të cilin e ka luajtur për 8 vite që nga 2006 deri në 2014 e ka uruar nëpërmjet rrjeteve sociale. “Gëzuar ditëlindjen, Daniel Van Butyen”, shkruan klubi bavarez në faqen zyrtare.
Ndërkohë kujtojmë se ish-mbrojtësi belg ka një rol drejtues në klubin gjerman, duke mos u shkëputur në asnjë moment nga ta edhe pas pensionimit nga futbolli. Ai është pjesë e stafit, në rolin e reprezentuesit të klubit
View this post on Instagram
Poll