Legjenda braziliane, Cafu ka folur së fundmi për klubin e Bayern Munich dhe momentin e mirë që po kalon këtë sezon. Sipas ish-mbrojtësit anësor, thekson se loja e bavarezëve lakmohet nga të gjithë.
“Bayern sot është një model për pjesën tjetër të botës për artin e futbollit. Mënyra se si po luan Bayern tani është lloji i futbollit që të gjithë në botë e duan. Ata gjithmonë sulmojnë, nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtar dhe e dinë se edhe nëse pësojnë, do të shënojnë sërish gola”, tha Cafu.
Kujtojmë që Bayern Munich u shpall kampion i Gjermanisë për herë të 35-të, madje theu rekordin mbi 50-vjeçar të golave në Bundesligë. Gjithashtu, “djemtë” e Vincent Kompany janë në garë për Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.
