
Coman
Kingsley Coman do të qëndrojë në Mynih. Ka marrë fund dhe telenovela e sulmuesit të njohur francez, i cili ka zgjedhur qëndrimin te Bayern para milionave të Arabisë Saudite.
Al Hilal ishte një nga klubet më të interesuara, madje bënë ofertë zyrtare te Bayern. 40 milionë iu ofruan bavarezëve për Coman, por ky i fundit ishte i prerë në qëndrimin e tij.
Kujtojmë që 28-vjeçari është pjesë e Bayern prej vitit 2017, kur u ble nga Juventus për 21 milionë euro. Edhe pse këtë sezon do të ketë ‘luftë’ për një vend titullari, Coman ka pranuar që të respektojë fanellën e bavarezëve.