
Granit Xhaka u largua verën e kaluar nga Arsenali dhe vendosi të nisë një aventurë të re në Bundesligë. Te Bayer Leverkusen ia doli të fitonte menjëherë vendin e titullarit, ku me gjermanët arriti të fitonte titullin në Bundesligë.
Mesfushori shqiptar në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur edhe për largimin n ga Arsenali. 31-vjeçari theksoi se largimi nga “Topçinjtë” ishte i duhuri dhe se ka bërë dy hapa para në karrierën e tij me kalimin te kampionët e Gjermanisë.
“Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Erdhi në momentin e duhur, sepse pata pikërisht ndjenjën, në diskutimet me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, ka theksuar Xhaka për “Bild”.