
Largimi i Edin Terzic ishte lajmi i bujshëm, që erdhi sot nga Dortmund. Finalistët e Champions League vendosën të ndërpresin bashkëpunimin dhe pse kishin 1 vit të mbetur kontratë.
Për këtë shkak shihet të jenë bërë dy “senatorë”. Bëhet fjalë për Hummels dhe Reus, që kanë folur me kritika për trajnerin e tyre.
Ironia e fatit është se asnjë prej tyre nuk do të jetë pjesë e Dortmundit sezonin e ardhshëm. Reus ka konfirmuar largimin, teksa Hummels nuk ka pranuar rinovimin.
Kështu Terzic do i ndjekë nga pas. Te Dortmund po mendojnë për zëvendësuesit jo vetëm te skuadra, por dhe për në stol.
Poll