
Kroos, Tah & Rudiger
Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Ish-mbrojtësi i Tottenham do t’i japë lamtumirën bavarezëve pas vetëm një sezoni, për t’u transferuar falas në ekipin e Monacos.
Lajmi u konfirmua dje nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Tashmë bavarezët janë hedhur në merkato për të firmosur me një mbrojtës për sezonin e ardhshëm. Në pamjet e Bayernit tashmë është Jonathan Tah.
Siç raporton “Sky Sport”, ekipi bavarez ka rikthyer kontaktet me mbrojtësin e Leverkusenit, i cili ka qenë gjithmonë një objektiv në të kaluarën. Mbrojtësit 29-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse bien dakord, Tah mund të jetë i Bayernit si lojtar i lirë.
Poll