Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

La fushën i dëmtuar, mbrojtësi i Bayern rrezikon duelin me Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
La fushën i dëmtuar, mbrojtësi i Bayern rrezikon duelin me Real
Raphael Guerreiro

Ditën e djeshme Bayern Munich u mposht 3-1 nga Stuttgart në sfidën e vlefshme me javën e 32-të të Bundesligës. Po sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi kjo sfidë ka lënë me pasoja bavarezët.

Raphael Guerreiro u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 17-të të sfidës. Kjo ka alarmuar stafin e gjermanëve, pasi në pamje të parë mbrojtësi kka dëmtuar kyçin e këmbës.

Thomas Tuchel bëhet me “dhimbje koke” 3 ditë para gjysmëfinales së kthimit me Real Madrid në Champions. Trajneri gjerman shpreson që 30-vjeçari të mos ketë dëmtim serioz dhe të jetë i gatshëm ndaj madrilenëve. 

Kujtojmë se Real Madrid dhe Bayern Munich do të sfidohen ditën e mërkurë në orën 21:00 në Champions League. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-2 në “Allianz Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga