
Harry Kane ishte i pafat në sfidën që Bayern Munich zhvilloi mbrëmjen e djeshme me Dortmund. Në barazimin 1-1 mes skuadrave, sulmuesi anglez u dëmtua në minutën e 33-të të pjesës së parë.
Lojtari e kishte të pamundur të vazhdonte lojën dhe në këtë mënyrë u detyrua të dilte jashtë. Kane iu është nënshtruar menjëherë vizitave mjekësorë, ku ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Për gjendjen e tij ka reaguar klubi gjerman. Këto të fundit kanë konfirmuar dëmtimin, ndërsa shkruajnë se do të luajë pa sulmuesin në ndeshjet e ardhshme.
“Harry Kane pëson një lëndim të vogël të muskujve. Ky ishte rezultati i një ekzaminimi nga departamenti mjekësor i FC Bayern. Kjo do të thotë se FC Bayern fillimisht do të duhet të luajë pa Harry Kane. Shërohu shpejt, Harry”, thuhet në njoftimin e klubit.
???????????? ???????????????? ????????????????, ???????????????????? ????????
— FC Bayern (@FCBayernEN) December 1, 2024
ℹ Harry Kane suffered a small muscle fibre tear in his right thigh during yesterday’s match against Borussia Dortmund. After an examination by our medical department, Kane will be sidelined for the time being. #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/nKA63ANwun