
Joshua Kimmich është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich. Diçka të tillë e ka konfirmuar drejtori sportiv i bavarezvëe, Max Eberl. Ky i fundit shprehet se bisedimet janë në rrugë të mirë.
“Ne patëm bisedime shumë, shumë të mira me Joshua Kimmich për rinovimin e kontratës. Shpresojmë se mund të mbyllim këtë marrëveshje në takimin e radhës. Ai duhet të bëhet kapiteni i ri pasi Neuer të pensionohet. Kështu që tani shpresojmë të kalojmë vijën e finishit”, është shprehur Max Eberl.
Kujtojmë se mesfushori 30-vjeçar është pjesë e Bayern që prej vitit 2015, kur u ble nga Stuttgart për 8.5 milionë euro. Teksa, kontrata e tij aktuale me bavarezët përfundon në fund të këtij sezoni dhe tek klubi gjerman po përpiqen të nxitojnë për rinovimin.