Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Klasike e “çmendur”, Bayern dhe Dortmund ndahen pa fitues ne javën e 29-të

Shkruar nga NEWSPORT
Klasike e “çmendur”, Bayern dhe Dortmund ndahen pa fitues ne
 

“Der Klassiker” mes Bayern Munich dhe Borussia Dormtund në vigjilje të javës së 29-të të Bundesligës gjermane u mbyll në një barazim dramatik.

Edhe pse Bayerni ishte më dominues në 45 minutat e para, nuk gjetën dot rrugën e rrjetës, e mbyllur me barazimin e bardhë. Në fraksionin e dytë të lojës Dortmund e nisi me golë. Konkretisht në të 48 minutë Beier mposhti Jonas Urbuig për të ndezur tifozërinë verdhezi.

Gjithsesi ky entuziazëm në ekipin e Niko Kovac nuk zgjati shumë. Në një segment të shkurtër kohor Bayern përmbysi gjithçka. Fillimisht Guerreiro dhe më pas Gnabry hodhën idenë se gjigandët bavarez e arritën misionin, 3 pikët. Por nuk mendojë kështu mbrojtësi Anton, 2-2.

Minutat e fundit ishin një spektakël i vërtetë, ku prishja e sistemeve mbrojtësi bëri që klubet të viheshin në kohë të shkurtër nga një portë në tjetrën, por pa sukses në gjetjen e golit.

Më këtë barazim Bayern Munich mban të pandryshuar diferencën ndaj Leverkusen në 6 pikë, teksa Dortmundi renditet i 8 me 42 pikë, 6 më pak se zona Champions.               

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga