
Bayern Munich bëri gjithçka që mundi për të sjellë Florian Wirtz në “Allianz Arena”, por lojtari 22-vjeçar duket se ka zgjedhur Liverpoolin në vend të tij. Në një konferencë për shtyp të hënën, kapiteni i Gjermanisë dhe ylli i Bayernit, Joshua Kimmich, u pyet në lidhje me vendimin e raportuar të Wirtz.
“Ai duhet të ketë arsyet e tij për të marrë atë vendim. Shpresoj që kjo të jetë rruga e duhur për të. Si lojtar i Bayern Munich, sigurisht, do të doja që ai të na bashkohej”.
Transferimi i Wirtz në “Anfield Road” nuk është finalizuar ende, me Bayer Leverkusen dhe Liverpool që janë ende duke negociuar tarifën e transferimit. Sipas raportimeve të fundit, Leverkuseni ka refuzuar ofertën e dytë të Liverpoolit, me vlerë rreth 130 milionë euro, ndërsa ata presin një shumë marramendëse prej 150 milionë eurosh për asetin e tyre të çmuar.