Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Kim Min-jae drejt LaLiga? Mbrojtësi korean fiton interesin e “gjigantit” spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Kim Min-jae drejt LaLiga? Mbrojtësi korean fiton interesin e
Kim Min-jae

Kim Min-jae me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich këtë sezon. Mbrojtësi korean nuk ka bindur drejtuesit bavarezë me performancat e tij, teksa largimi duket më pranë se kurrë.

Megjithatë, interesimet për 28-vjeçarin nuk mungojnë. Koreano-jugori pëlqehet shumë nga Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës janë gati t’i plotësojnë dëshirën trajnerit. Por, Bayern Munich kërkon rreth 40 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Kujtojmë se Bayern e bleu Kim në korrik të vitit 2023. Asokohe, klubi gjerman shpenzoi plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga