Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Kërkohet nga ekipe BIG, Xabi Alonso vë “veton” për yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet nga ekipe BIG, Xabi Alonso vë “veton” për
Liverpool

Florian Wirtz është një nga yjet e skuadërs së Bayer Leverkusen. Paraqitja fantastike e 20-vjeçarit me kampionët e Bundesligës ka bërë që të jetë objektiv i ekipeve ‘big’.

Në 46 sfida, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë plot 18 gola, si dhe të dhurojë plot 19 asistime, për shokët e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Në këto kushte Liverpool dhe Manchester City e kanë “piketuar” dhe në merkato do të tentojnë treansferimin e tij. Sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipet anglezë për të bindur gjermanët. Xabo Alonso e ka të “preferuarin” e tij dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e talentit gjerman.

Në këto kushte timonieri vë “veton” dhe u bën të qartë drejtuesve se nuk dëshiron shitjen e tij. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me 20-vjeçarin, i cili pritet të shkëlqejnë në Euro 2024 me Gjermaninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga