Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

"Ka ardhur momenti të fitojmë një turne", Harry Kane beson te ky brez: E sigurtë që triumfojmë me trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
"Ka ardhur momenti të fitojmë një turne", Harry Kane
Harry Kane

Harry Kane, futbollisti i Bayern Munchen është shprehur se po performon në nivelin e tij më të lartë. Sulmuesi i Anglisë u la në stol kundër Greqisë duke u befasuar, por shënoi përsëri me fanelën e “3 Luanëve” në derbin kundër Irlandës fituar 5-0, të dielën.

Anglezi ka realizuar 20 herë për klubin dhe kombëtaren në 21 ndeshje. Qartazi, Kane po jeton një super moment këtë sezon. Tashmë, “bomberi” është golashënuesi i të gjitha kohërave me kombëtaren angleze dhe mendon se ka ardhur momenti i duhur për të fituar një turne ndërkombëtar.

“Unë mendoj se ne duhet të fitojmë një turne të madh. Jemi afruar në disa raste dhe hapi tjetër është të fitojmë diçka. Kemi një trajner të ri që na vjen në mars.

Ai është i mrekullueshëm dhe ka përvojë në garat e mëdha. Do të sjellë energji në ekip dhe do të vendosë vulën dhe e identitetin e tij.”, u shpreh Harry Kane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga