
Jonathan Tah
Mbrojtësi gjerman, Jonathan Tah, i cili mbylli aventurën e tij me Bayer Leverkusen dhe u transferua te Bayern Munich, ka thënë fjalët e para si bavarez. Tah u shpreh shumë i lumtur, teksa theksoi se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe.
“Jam shumë i lumtur që jam te Bayern Munich. Dua të marr përgjegjësi këtu dhe të punoj shumë çdo ditë, në mënyrë që të kemi sukses si ekip dhe të fitojmë shumë tituj së bashku”, u shpreh Tah për mediat e klubit bavarez.
Kujtojmë se 29-vjeçari u mor nga Leverkusen si agjent i lirë, për shkak se kontrata i përfundoi. Ndërkohë që vetë futbollisti, ka firmosur me Bayern Munich kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029.
Poll