
Jeremie Frimpong
Jeremie Frimpong është shumë pranë kalimit te Liverpool. Gjatë merkatos verore që po vjen, me shumë mundësi, mbrojtësi i djathtë do të mbyllë aventurën e tij me Bayer Leverkusen për të nisur një të re në Angli.
Ai shihet nga drejtuesit e Liverpool si ideali për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold. Kujtojmë se ky i fundit nuk do të rinovojë kontratën dhe do të transferohet te Real Madrid si lojtarë i lirë.
Përsa i përket Frimpong, 24-vjeçari ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2028 dhe për ta lënë të lirë, gjermanët kërkojnë rreth 80 milionë euro. Këtë sezon, ai ka shënuar 4 gola dhe asistuar në 12 të tjerë.
Poll