
Serge Gnabry ka folur shumë ashpër së fundmi, në lidhje me një largim të tijin nga Bayern Munich. Të gjithë e kanë bërë të sigurit ndërprerjen e bashkëpunimit mes gjermanit dhe bavarezëve, por Gnabry është revoltuar tej mase duke theksuar se kurrë nuk ka thënë se do të largohet.
“Për të qenë i sinqertë, më duken të çmendura këto spekulime të egra. Jo vetëm me emrin tim, por edhe me shokët e skuadrës. Sidomos pasi ne të gjithë ndodhemi nën kontrata dhe jemi ende duke luajtur futboll të nivelit më të lartë të mundshëm.
Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Po punoj fort të rigjej formën time më të mirë dhe të performoj ashtu siç të gjithë presin prej meje. Kam edhe dy vite kontratë me klubin, kështu që nuk ndiej fare presion”, ishin fjalët e sulmuesit 29-vjeçar.