Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ibrahimovic shqiptar lodhet nga huazimet, “sms” direkt Bayernit: Këtu ndihem mirë!

Shkruar nga NEWSPORT
Ibrahimovic shqiptar lodhet nga huazimet, “sms” direkt Bayernit:
Arijon Ibrahimovic

Arijon Ibrahimovic vazhdon “sagën” e huazimeve, pasi klubi që e ka në pronësi, Bayern Munich nuk është bindur ende nga aftësitë e tij. Në 3 sezonet e fundit, ai ka luajtur me Frosinone dhe Lazio, teksa momentalisht mban veshur fanellën e Heidenheim në Bundesligën gjermane.

Pikërisht për këtë situatë, ka folur vetë 20-vjeçari nga Prizreni. Fantazisti thotë se është lodhur nga këto huazime, duke i dërguar “sms” të qartë Bayernit që dëshiron një klub të përhershëm, madje thekson se tek Heidenheim ndihet si në shtëpinë e tij.

“Jam mësuar me këtë gjë (me huazimet), por nuk dua që të huazohem përsëri. Do më pëlqente vërtetë që të rrija në një klub në mënyrë të përhershme. Tashmë ndihem ekstremisht rehat në Heidenheim. Nuk ishte kështu në përvojat e mia të mëparshme (në Lazio dhe Frosinone). Heidenheim është si një familje, këtu ka njerëz fantastik”, ishin fjalët e Ibrahimovic.

Poll

Lexo gjithashtu