Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

I shumëkërkuar nga Real Madrid, Alphonso Davies flet për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
I shumëkërkuar nga Real Madrid, Alphonso Davies flet për të
Alphonso Davies

Alphonso Davies ishte një nga lojtarët e shumëkërkuar nga Real Madrid gjatë merkatos së verës. Amerikani pëlqehej shumë nga Carlo Ancelotti, i cili kërkonte ta kishte nën urdhrat e tij.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me Bayern Munich i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Mes spanjollëve dhe gjermanë nuk u arrit një marrëveshje dhe në këtë mënyrë amerikani vazhdoi qëndrimin e tij te bavarezët.

Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur vetë futbollisti. Në një intervistë të dhënë për “BILD” ka theksuar se aktualisht është i fokusuar te Bayern dhe se për të ardhmen duhej të flasin me agjentin e tij.

“Jam plotësisht i fokusuar te Bayerni. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem nga klubi, unë do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time. Marrëveshje e re? Pyetje e mirë. Ju duhet të pyesni agjentin tim për këtë”, ka deklaruar Davies.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga