
Manchester United ka shfaqur interes për mbrojtësin francez Dayot Upamecano. Klubi anglez po planifikon ta bëjë lëvizjen në merkaton e verës së vitit 2026.
Upamecano është aktualisht pjesë e Bayern Munich dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij solide. Stafi teknik i United e sheh atë si përforcim ideal për repartin defensiv.
Transferimi i mundshëm pritet të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit në merkaton e ardhshme verore. Kujtojmë se Upamecano ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026 dhe United do ta merrte atë falas.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga qëndrimi i Bayernit dhe vetë lojtarit, ndaj një kalimi në “Old Trafford”. Vlen të përmendet se klubi bavarez dhe mbrojtësi 26-vjeçar janë në bisedime për rinovim.