Bayern Munich ka triumfuar sot në transfertë përballë St.Pauli në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane. Sfida përfundoi me shifrat e thella, 0-5.
Një ndeshje perfekte për bavarezët, por edhe historike. Sot, Bayern Munich ka thyer rekordin e numrit të golave në histori të Bundesligës, në një sezon të vetëm.
Rekordi mbahej pikërisht nga ekipi bavarez, por ai i sezonit 1971-1972, kur shënonin plot 101 gola. Por me fitoren e sotme me “manita”, bavarezët shkuan në kuotën e 105 golave.
Vlen të theksohet se kampionati ka edhe 5 javë të tjera, duke lënë të hapur mundësinë e Bayernit për të thelluar akoma më tepër këtë rekord. Kjo tregon qartë sezonin perfekt të “djemve” të Vincent Kompany.
View this post on Instagram
