Bayern Munich ka triumfuar në transfertë përballë St.Pauli në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane. Sfida përfundoi me shifrat e thella, 0-5.
Golat për ekipin bavarez u shënuan nga Leon Goretzka, Jamal Musiala, Michael Olise, Nicolas Jackson dhe Rapha Guerreiro, vendosën këtë sfidë. Ndërkohë që vendasit dukeshin të pafuqishëm.
Kështu, Bayern “blindon” vendin e parë me 76 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Dortmund, duke u afruar me titullin kampion. Në krahun tjetër me 25 pikë, St.Pauli mban vendin e 16-të.
GOLAT:
Goli i Musiala (St.Pauli 0-1 Bayern)
Goli i Goretzka (St.Pauli 0-2 Bayern)
Goli i Olise (St.Pauli 0-3 Bayern)
Goli i Jackson (St.Pauli 0-4 Bayern)
Goli i Guerreiro (St.Pauli 0-5 Bayern)
