Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Harry Kane “sms” të koduar Bayern për rinovimin: Gjithçka varet nga …

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane “sms” të koduar Bayern për rinovimin:
Harry Kane

Harry Kane nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich. Anglezi nuk ka lënë shumë vend për diskutim mbi të ardhmen e tij, teksa në një intervistë për “The Guardian” ka theksuar se dëshiron të qëndrojë në Munich për një kohë të gjatë.

Bomberi britanik gjithashtu ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit për rinovimin, por sigurisht që në të ardhmen palët do të ulen të diskutojnë mes tyre.

“Nëse më pyesni për të ardhmen në Mynih mund të them se e shikoj veten gjatë atje. Për momentin me Bayern-in nuk kam asnjë kontakt rreth rinovimit, por nëse do të vijnë sigurisht që do të ulemi dhe do të mbajmë një bashkëbisedim të ndershëm. Sigurisht gjithçka varet nga sezoni tjetër, të shikojmë si do të shkojë dhe çfarë do të fitojmë të gjithë së bashku. Por për momentin jemi në një çast fantastik dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër”, ka deklaruar anglezi.

Poll

Lexo gjithashtu