
Leon Goretzka ka qenë padyshim ndër kryesorët në formacionin e Bayern Munich këtë sezon. Mesfushori gjerman arriti të regjistrojë 40 paraqitje këtë sezon në të gjitha kompeticionet me bavarezët.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, 30-vjeçari ka konfirmuar veten te Bayerni edhe për sezonin e ardhshëm. “Nuk kam ndërmend të largohem nga klubi. Pse duhet ta bëj? Plani im është padyshim të luaj për Bayernin sezonin e ardhshëm.
Ndihem si në shtëpi në këtë klub dhe në qytet. E dua Bayernin, njerëzit këtu, shokët e mi të ekipit. Jemi një grup fantastik. Klubi meriton të fitojë tituj, jemi në rrugën e duhur për diçka të madhe përsëri.
Patetër që e shoh veten si pjesë e këtij projekti,. Nëse do të më ofronin një kontratë të re? Patjetër që do ta dëgjoja”, u shpreh Goretzka.