
Bayer Leverkusen është skuadra më simpatike në Gjermani. Ekipi i drejtuar ngaa Xabi Alonso po bën paraqitje fantastike, teksa ende nuk e njohin humbjen.
Granit Xhaka është kthyer shumë shpejt në një lider te skuadra gjermane, ku në mesin e fushës është një lojtar kyç. Mbrëmjen e djeshje së bashku me ekipin e tij morën një tjetër fitore mjaft të rëndësishme në Europa League, teksa mposhtën Ëest Ham.
Pas këtij triumfi që i mban të pamposhtur ka folur ish-mesfushori i Arsenal, i cili ka theksuar se janë gati të shkruajnë historinë. Ndër të tjera ka nënvizuar se si ekip ata fitojnë ndeshje, ndërsa si skuadër do të fitojnë tituj.
“Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë. Për klubin, për tifozët, për veten tone. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përfunduar punën. Edhe një herë lojtarët vijnë nga banka rezervë dhe vendosin lojën.
Ne kemi një skuadër ku të gjithë bëjnë pjesë në njëmbëdhjetëshen fillestare. Ju fitoni ndeshje me pak lojtarë, por si ekip fitoni tituj”, ka përfunduar Xhaka.
Kujtojmë se Leverkuseni gjatë gjithë historisë 120 vjeçare si klub ka fituar vetëm dy trofe. Ndërkohë këtë sezon janë në garë për të fituar 3 trofe duke dëshmuar sezonin fantastik të tyre.