
Alphonso Davies
Alphonso Davies është i dëmtuar që prej muajit mars të këtij viti. Një lëndim i rëndë në gju, ka bërë që mbrojtësi i Bayern Munich të mbetet jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.
Teksa ende është në fazën e rekuperimit, Davies ka nisur një “profesion” të ri. Vetë Bayern Munich ka publikuar një foto të kanadezit në rrjetet sociale, ku ky i fundit po filmon me kamer në qendrën stërvitore të klubit.
Padyshim kjo një shaka e Bayern Munich që nënkupton edhe rikthimin së shpejti të Davies. Me shumë gjasa, mbrojtësi i majtë pritet të rikthehet në dispozicion të Kompany në fillim të muajit tetor.
Poll