
E ardhmja e Florian Wirtz me shuëm gjasa do të jetë larg Bayer Leverkusen, pasi në drejtim të tij ka shumë interesime dhe oferta. Një klub që këmbëngul për shërbimet e tij është Manchester City, por duket se kjo nuk është skuadra e preferuar e gjermanit.
Siç mësohet nga mediat e huaja, 21-vjeçari ka vendosur t’i mbyllë derën anglezve, pasi nuk synon një transferim në Premier League. Ky vendim siç duket i hap “krahun” Bayern Munich, me këto të fundit që e kanë objektivin e tyre për sezonin e ri.
“Fichajes” raporton se Ëirtz mendon se Bayern është skuadra ideale e tij për të vazhduar karrierën, teksa do të mbetej kështu në Bundesligë. Në fakt te Bayer Leverkusen janë të bindur për ta mbajtur në skuadër, por duket e vështirë. Gjithsesi duhet të paguhen mbi 150 milionë euro për shërbimet e Ëirtz, që kampionët aktualë të Bundesligë ta lënë të lirë.