Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Fitues i tripletës”, Bayern Munich i shkruan Xherdan Shaqirit

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitues i tripletës”, Bayern Munich i shkruan Xherdan Shaqirit
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 33-të. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka marrë urime të shumta, teksa një urim i veçantë nuk ka munguar dhe nga ish-ekipi i tij, gjiganti i Bayern Munich.

Këta të fundit kanë publikuar foto të ndryshme të Shaqirit, në kohën kur sulmuesi ishte bavarez.

“Një fitues triplet feston sot 33-vjetorin e lindjes. Gëzuar ditëlindjen Xherdan Shaqiri”, shkruan Bayern Munich në faqen zyrtare.

Kujtojmë që 33-vjeçari shqiptar ka qenë pjesëe Bayernit për 3 vite. Nga viti 2012 deri në atë 2015, Shaqiri ka mbajtur veshur fanellën bavareze, me të cilët ka zhvilluar 81 ndeshje, duke shënuar 17 gola e asistuar në 19 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga