Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Firmosi kontratë 5-vjeçare me Bayern, Alponso Davies: Shumë i lumtur, mezi pres të luaj

Shkruar nga NEWSPORT
Firmosi kontratë 5-vjeçare me Bayern, Alponso Davies: Shumë i
Alphonso Davies

Tashmë “telenovela” Alphonso Davies ka marrë fund ditën e djeshme. Kanadezi ka rinovuar kontratën me Bayern Munich, me palët që do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në qershor të vitit 2030.

Me rinovimin e kontratës, mbrojtësi i jep fund edhe zërave që e lidhën me një kalim te Real Madrid. 24-vjeccari ka folur pas marrëveshjes së re, teksa shprehet shumë i lumtur që do të vazhdojë të kontribuojë për bavarezët. 

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me këtë klub të madh. Erdha te Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur çdo ditë për t’u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim.

Tani pres me padurim të luajmë edhe pesë vite të tjera së bashku. Gjatë këtyre viteve kam arritur shumë këtu me këtë skuadër, por e ndjej se ka ende shumë për të bërë”, ka theksuar Davies.

Kanadezi mbërriti në Mynih si adoleshent dhe deri tani ka bërë 220 paraqitje për klubin, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 34 asistime.Ai fitoi Bundesligën pesë herë radhazi si dhe një Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga