
Jose Mourinho kërkon përforcime te Fenerbahce për sezonin e ri. Në radarin e portugezit ka përfunduar Leroy Sane, i cili aktualisht është pjesë e Bvayern Munich.
29-vjeçari siç dihet prej kohësh ndiqet edhe nga Galatasaray, por Mourinho ka marrë vetë situatën në dorë. Timonieri i turqve mësohet sipas “Sky Germany” se ka telefonuar personalisht gjermanin për ta bindur për t’u transferuar në Turqi.
Madje te Fenerbahce janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe 15 milionë euro në sezon, një shumë relativisht e lartë. 29-vjeçarit i përfundon kontrata me bavarezët në fund tq qershorit dhe për këtë Mourinho kërkon të përfitojë.
Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi fillimisht duhet të fitojnë derbin e Stambollit në merkato ndaj Galatasarayt dhe më pas mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Bayern për gjermanin.
Siç dihet bavarezët kërkojnë ta mbajnë në ekip dhe madje i kanë paraqitur edhe kontratën e re Sane, teksa në ditët e ardhshme, 29-vjeçari do të vendosë pikat mbi “i”, ku edhe ofertat nga Arabia Saudite nuk i mungojnë.