
Elye Wahi
Eintracht Frankfurt mbushi arkat e klubit duke shitur Omar Marmousht në Manchester City për 75 milionë euro. Pasi bëri një gjysmë sezoni në mënyrë fantastike me gjermanët, 26-vjeçari do të vazhdojë tashmë karrierën në Premier League.
Tashmë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Marmoush në repartin e sulmit, Frankfurti e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Elye Wahi i cili luan me Marseille.
Shuma që pritet të përfitojë skuadra që drejton De Zerbi është 25 milionë euro + 3 milionë bonuse. Kontrata që do të mbajë të lidhur 22-vjeçarin me Eintracht Frankfurt do të jetë 4.5-vjeçare e cila do të skadojë në qershor të 2029.
Poll