Ferencvaros ka goditur në merkato. Ish-ekipi i Myrto Uzuni ka arritur akordin për të transferuar mesfushorin e njohur nga Guinea, futbollistin 29-vjeçar, Naby Keita.
Ish-mesfushori i Liverpool që momenalisht aktivizohet me skuadrën e Werder Bremen, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Hungari. Kjo do të jetë një lëvizje në formë huazimi, me Ferencvaros që do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Kujtojmë që Keita ka një karrierë të pasur në kontinentin europian. Ai është aktivizuar me ekipe si Istres, Salzburg, Leipzig dhe Liverpool. Gjithashtu ka luajtur edh me Horoya në vendlindje.
Poll