Thomas Muller me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me Bayern Munich në fund të sezonit aktual. Sulmuesi 35-vjeçar, një legjendë e klubit pritet t’i japë fund me bavarezët në verën e 2025.
Nga kjo situatë po mundohet të përfitojë Inter Miami. Skuadra ku aktivizohet dhe Leo Messi kërkon shërbimet e sulmuesit gjerman, të cilin e sheh si një përforcim të duhur për nivelin e kampionatit amerikan.
Kujtojmë që Muller ka një karrierë të gjatë prej 24 vitesh me Bayernin. Me rekordmenët gjermanë, 35-vjeçari ka zhvilluar 719 ndeshje, duke shënuar 245 gola dhe asistuar në 271 të tjerë.
Poll