Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E KRYER/ Thomas Muller merr vendimin për të ardhmen, do ta vazhdojë karrierën përtej… oqeanit

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Thomas Muller merr vendimin për të ardhmen, do ta
Thomas Muller

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Thomas Muller ka marrë vendimin për të ardhmen. nuk do të tërhiqet nga futbolli. Destinacioni i ardhshëm për “plakushin” bavarez do të jetë liga amerikane e futbollit, e njohur ndryshe si MLS.

Sipas mediave gjermane, janë dy klubet që interesohen në SHBA për Muller. Njëra ndër to është Los Angeles FC, kurse ekipi tjetër nuk bëhet i ditur. Më tej, thuhet se gjithçka do të jetë zyrtare përmes një afati mes 7-10 ditësh.

Sulmuesi 35-vjeçar do të ketë shansin të përballet me Marco Reus dhe Lionel Messi në MLS, duke nisur konkurrencën në këtë ligë. Thuhet se ofertat për “simbolin” e Bayernit në dy dekadat e fundit nga Europa nuk kanë munguar, por Muller ka vendosur të mos “tradhtojë” rekordmenët e Gjermanisë në kontinentin e vjetër.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga