Benjamin Sesko do të qëndrojë te RB Leipzig dhe do të nënshkruajë kontratë të re me klubin gjerman. Palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre pavarësisht ofertave të shumta që sulmuesi ka patur në drejtim të tij.
Sigurisht rinovimi i kontratës me Seskon do të ketë edhe kushte të përmirësuara dhe rritje page. Ende nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes së re mes tyre, teksa gjthçka pritet të zbuloihet në ditët e ardhshme.
Kujtojmë se sulmuesi është kërkuar me këmbëngulje nga Milan, Arsenal apo United dhe Chelsea. Tashmë me vendimin e tij për të qëndruar te Leipzig, lë “thatë” ekipet “big”, me këto të fundit që duhet të mendojnë për planin B gjatë kësaj merkatoje.
View this post on Instagram
Poll