Elvis Rexhbecaj do të jetë futbollisti më i ri i Wolfsburg. Pasi të mbyllë aventurën e tij me Augsburg në verë, si lojtar i lirë, shqiptari do të trasnferohet tek ekipi tjetër i Bundesligës gjermane.
Gazetari i “SkySport”, Florian Plettenberg e bën të kryer këtë transferim. Ndër të tjera, gazetari gjerman tregon se Rexhbecaj do të firmosë me Wolfsburg kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Kështu, 28-vjeçari hedh hapin e "papritur" në karrierë, duke firmosur me një prej ekipeve më të njohura në Gjermani. Pavarësisht historisë, ekipin i Wolfsburg këtë sezon rrezikon rënien nga Bundesliga, pasi ndodhet në vendin e parafundit.
Ndërkohë që klubi aktual i Rexhbecajt, Augsburg mban vendin e 10-të. Kjo situatë e dy klubeve e bën akoma më të çuditshme vendimin e marrë nga mesfushori i Kosovës.
View this post on Instagram
