
Bayern - Jackson
Bayern Munich ka përforcuar repartin ofensiv të ekipit duke firmosur me një prej sulmuesve të Chelsea. Bëhet fjalë për Nicolas Jacksonin, i cili do të udhëtojë sërish drejt Mynihut.
Lajmin e ka konfirmuar Fabrizio Romano. Siç raporton eksperti i merkatos, Bayerni dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të sulmuesit senegalez me të drejtë blerjeje.
Ky transferim thuajse ishte i pamundur pak ditë më parë pasi Jackson ishte nisur drejt Gjermanisë, por Chelsea e lajmëroi të rikthehej. Shkak u bë lëndimi i Delap, por klubet tashmë kanë gjetur një marrëveshje të re.
View this post on Instagram
Poll