
“Saga” e transferimit të Luis Diaz nga Liverpool te Bayern Munich është thuajse e përfunduar, ndërsa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubet, raportimet e fundit nga dy gazetarët e mirënjohur, Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg.
Tarifa e kësaj lwvizje do t’i kushtojë palës gjerman plotë 75 milionë euro, përfshirë edhe bonuset, ndërsa paga e kolumbianit do të shkojë deri në 14 milionë euro në vit.
Nëse gjithçka shkonë sipas planit, Diaz do të jetë gati për miqësoren e ditës së shtunë ndaj Lyon. Por planet e klubit më të titulluar në Gjermani janë të qarta, pavarësisht sigurimit të amerikanolatinit, një tjetër sulmues me tipare të theksuara ofensive, aty ku në “pole-position” është Woltemade i Stuttgart.