Nicolas Jackson
Nicolas Jackson do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Në huazim nga Chelsea, sulmuesi senegalez nuk ka bindur drejtuesit e klubit gjerman, teksa drejtori sportiv Max Eberl ka konfirmuar largimin e tij.
Kujtojmë që Bayern Munich pagoi jo pak, por 15 milionë euro për të huazuar Jackson. Ndërsa për ta blerë përfundimit nga “Blutë e Londrës”, bavarezët duhet të paguanin edhe 65 milionë euro të tjera, shifër e cilësuar tepër e lartë.
Këtë sezon 24-vjeçari nuk është se bëri keq, duke marrë parasysh që ishte lojtar stoli. Deri më tani, ai e ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës, teksa edhe ka asistuar në 4 raste të tjera.
View this post on Instagram
Poll
